Shkodra bën homazhe për turistët çekë

Shoqëria civile në qytetin e Shkodrës dhe qindra të rinj kanë reaguar pasditen e së shtunës me një tubim në heshtje në qendër të qytetit, me qirinj e foto, në nder të dy turistëve çekë.

Marshimi-homazh i qindra qytetarëve ka nisur tek shatërvani dhe ka vazhduar në rrugën pedonale të qytetit, ku shumë prej tyre mbanin ndezur qirinj dhe foto të viktimave.

Qytetarët në krye të tubimit mbanin edhe flamurin çek ashtu siç një prej turistëve kishte postuar në rrjetet sociale flamurin shqiptar duke u valëvitur, vetëm dy ditë para se të vritej.

Fotot e dy viktimave qëndronin në krye të kortezhit, për të dhënë mesazhin se e gjithë Shkodra merr pjesë në hidhërimin e familjarëve të viktimave dhe se, një dorë krimi nuk mund të njollosë një popull.

Turistët Michal Svato dhe Anna Kosinova u vranë një natë më parë me plumb pas koke në fshatin Prekal të Dukagjinit.

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Lajmet e Fundit