Këshilli i Bashkësis Islame ka njoftuar se afaristi prizrenas Armend Perolli ka dhuruar një automjet të tipit “Opel Vivaro” për nevojat e Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Prizren.
Sipas KBI-së, automjeti do të përdoret për bartjen e kufomave.

Donacioni u pranua nga kryetari i KBI-së në Prizren, Valon ef. Ibrahimi, i cili falënderoi Perollin për bujarinë dhe kontributin e tij.
Nga KBI-ja u vlerësua se ky donacion do t’i shërbejë veprimtarisë së institucionit dhe komunitetit në përgjithësi.
“Bashkësia Islame shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për z. Perollin, duke e lutur Allahun që dhuruesin ta shpërblejë me të mira në pasuri, familje, shëndet e çdo të mirë. Allahu ia pranoftë këtë vepër si sadaka të vazhdueshme ( sadaka xharije)”, thuhet tutje në njoftim.
