13.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Shkon në 27 numri i të vdekurve në Turqi

Të paktën 27 veta janë vrarë dhe rreth 100 janë plagosur në sulmin e sotëm me bombë në qytetin Suruç në Turqinë juglindore, në kufi me Sirinë, njoftoi Ministria turke e Punëve të Brendshme.

“Sot rreth orës 12 u krye një sulm terrorist në qytetin Suruç, në rajonin Shanlaufra. Sipas dëshmive të para, 27 qytetarë. Druajmë se numr i viktimave mund të rritet”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Momentalisht raportohet për rreth 100 të plagosur që janë pranuar në spitalet lokale.

Sipas MPB-së turke, forcat e sigurimit i kanë ndërmarrë masat e domosdoshme të sigurisë.

Dyshimet e para, sipas medias vendore, janë se sulmin e ka kryer një atentator vetëvrasës, pjesëtar i grupit xhihadist të Shtetit Islamik, ISIS.

Shpërthimi ka ndodhur në oborrin e qendrës kulturore Amara, ku ka qenë duke u zhvilluar një konferencë.

Të paktën 300 anëtarë të Federatës së Socialistëve të Rinj kanë qenë të pranishëm në qendrën kulturore. Ata kanë qenë pjesëmarrës të aksionit veror për ndihmë për rindërtimin e qytetit Kobane në Siri.

Më Shumë

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Ministria e Mbrojtjes mbajti takim në Prizren për rekrutimin në FSK

Ministria e Mbrojtjes ka organizuar në Prizren një takim informues për të rinjtë në kuadër të fushatës për rekrutimin e ushtarëve në Forcën e...

Lajmet e Fundit