24.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Shkon në 41 numri i viktimave nga virusi në Kinë

15 persona të tjerë kanë vdekur nga virusi në provincën Hubei të Kinës, vendi edhe nga ku filloi përhapja e virusit, thanë autoritetet në një deklaratë.

Tashmë numri i viktimave ka shkuar në 41 ndërsa zyrtarisht të prekur nga ky virus vdekjeprurës janë 1287 persona në Kinë. Kjo vjen në momentin kur Kina bëhet gati për të festuar Vitin e Ri Hënor, e cila është një ndër festat më të rëndësishme.

Shumë aktivitete janë anuluar, ndërsa në Wuhan ka filluar puna për ndërtimin e një spitali të ri.

Kujtojmë që virusi është përhapur edhe në Evropë tashmë, ku në Francë janë shënuar 3 persona të infektuar me virusin kinez. Një rast ishte në Bordo ndërsa dy të tjerët në Paris. Një i prekur nga virus është konfirmuar edhe në Australi

Më Shumë

Faik Konica: Martesa e Skënderbeut

Nga: Faik Konica Viti 1450, plot me mundime, me luftëra e me gjakra u mbarua duke ndritur edhe më bukur emrin e Skënderbeut. U dëftua...

Pretendentët për titull me përballje të lehta

Albi Mall Superliga do të vazhdojë në fundjavë me xhiron e radhës (32), ku në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar. Kampioni dhe lideri...

Lajmet e Fundit