10.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Shkon në 60 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Malishevë

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se bazuar në rezultatet e testimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, edhe dy pacientë nga kjo komunë janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 60 persona.

“Në ditët në vijim, pritet që edhe pacientët tjerë të shërohen, pasi janë në proces e sipër të shërimit dhe Malishevës çdo ditë e më tepër po i vijnë lajme të mira, sa i përket situatës me COVID-19”, thuhet në njoftim.Shërimi i dy pacientëve nga Malisheva, thuhe se është konfirmuar nga komunikimi zyrtar i Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

“Pas këtij lajmi, në emër të Shtabit Emergjent në Malishevë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka uruar dy të shëruarit, si dhe pacientëve në pritje për shërim, ju ka dëshiruar shërim të shpejt”, vijon njoftimi.

Në Malishevë deri më tani nga 76 të prekur me coronavirus, 60 pacientë janë shëruar, kurse në shërim e sipër janë edhe 15 persona. Ndërsa një person ka vdekur nga ky virus.

Më Shumë

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Drita dhe pesë...

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë...

Lajmet e Fundit