3.2 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Shkon në tre numri i rasteve aktive me COVID-19 në Malishevë

Numri i rasteve aktive me covid-19 në Komunën e Malishevës, ka shkuar në 3 raste, pasi sonte është konfirmuar edhe një rast i ri. Rasti është konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Edhe rasti i sotëm, sipas konfirmimit është rast kontakti me një rast të mëhershëm.

Përndryshe, situata me pandeminë COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, vazhdon të jetë nën kontroll, ndërsa shtabi komunal emergjent në vazhdimësi është duke ju bërë thirrje qytetarëve, që të respektojnë të gjitha rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Ne jemi të angazhuar në menaxhim të situatës 24 orë në ditë, por për të qenë të gjithë të sigurt, duhet që të vazhdojmë ti respektojmë udhëzimet e institucioneve tona shëndetësore, prandaj vazhdoni të mbani distancën e nevojshme sociale, përdorni maska mbrojtëse, mbani higjienën e nevojshme të duarve dhe në maksimum t’iu ikni grumbullimeve të njerëzve në dyqane, markete, lokale, apo para institucioneve bankare e postave”, tha sot nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal emergjent për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë, duke ju bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

Më Shumë

Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Policia, në raportin 24 orësh, ka thënë se gjatë gërmimit në Rahovec kanë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një personi të...

Qytetari gjen granatë dore në Rahovec, FSK-ja e demolon në mënyrë të kontrolluar

Në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec, gjatë kryerjes së punimeve me ekskavator, një qytetar ka hasur në një mjet të pashpërthyer, që dyshohet të...

Lajmet e Fundit