2.8 C
Prizren
E diel, 17 Nëntor, 2024

Shkrimtari kinez Liu Cixin: Veprat fantastiko-shkencore i bëjnë njerëzit më mendjehapur

Liu Cixin, një ndër shkrimtarët më të njohur kinezë të letërsisë fantastiko-shkencore dhe producent ekzekutiv i filmit “Toka endacake” (“The Wandering Earth”), thotë se filmi, i cili u shfaq gjatë Festës së Pranverës të këtij viti në Kinë, ka arritur “sukses të madh” në kinematë vendore, duke shënuar “një fillim të mirë për filmat fantastiko-shkencorë kinezë”.

Bazuar në romanin e Liu Cixin-it me të njëjtin emër, “Toka endacake” tregon historinë e një projekti epik për të lëvizur Tokën dhe 3.5 miliardë banorët e saj në një yllësi të largët, për shkak se dielli po vdes.

Filmi ka krijuar entuziazëm për fantashkencën në mbarë Kinën me pamjet e mrekullueshme dhe imagjinatën e fortë.

Ai ka fituar më shumë se 659 milionë dollarë në Kinë, duke zënë vendin e dytë në historinë e të ardhurave nga biletat në kinematë e Kinës, sipas “Maoyan”-it, platformë e blerjes së biletave të kinemave në internet.

Dhe Liu Cixin ka një roman më të njohur që ka ftuar çmime ndërkombëtare, “Problemi tretrupësh” (“The Three-Body Problem”).

Kjo sagë trepjesëshe, shumë më e madhe në përmasa sesa “Toka endacake”, përshkruan përplasjet shekullore midis njerëzve dhe qenieve nga planete të tjera.

Gjatë një interviste të fundit në Dubai për agjencinë e lajmeve “Xinhua”, Liu Cixin-i tha se romanet fantastiko-shkencore “i hapin mendjet tona për çdo gjë që mund të shohim në të ardhmen.”

Liu shkoi në Dubai për të marrë pjesë në takimin me lexuesit në Festivalin e Letërsisë së Kompanisë Ajrore të Emirateve gjatë së cilës salla u mbush plot me njerëz.

Liu tha se romanet fantastiko-shkencore i bëjnë lexuesit, sidomos të rinjtë, të interesuar për shkencë, zgjerojnë horizontin e tyre, si dhe promovojnë imagjinatën dhe krijueshmërinë e tyre.

Lexuesit e rinj duhet të lexojnë letërsi të llojeve të ndryshme, me qëllim që të gjejnë me të vërtetë atë për të cilën janë të interesuar, shtoi ai.

Liu vuri në dukje se ai ka lexuar shumë vepra të Leon Tolstoit dhe të Artur Klarkut. “Leximi i të gjithë këtyre librave më kanë bërë ai që jam sot”, u shpreh ai.

Për të pasur ndikim dhe njohje ndërkombëtare në botë, veprat fantastiko-shkencore duhet të përfshijë histori të mira, duke shprehur pjesën e pazëvendësueshme të fantashkencës për t’u dhënë lexuesve të huaj përvojë të re, tha Liu.

Trilogjia fantastiko-shkencore “Problemi tretrupësh” e bëri Liu-n shkrimtarin e parë aziatik që fiton çmimin “Hugo” në vitin 2015. Tani kjo vepër është përkthyer në pothuajse 20 gjuhë të ndryshme.

Duke folur për filmin e fundit fantastiko-shkencor kinez “Toka endacake”, i bazuar në romanin e vet me të njëjtin emër, Liu Cixin-i mendon se ky sukses është kryesisht rezultat i punës së zellshme të ekipit të filmit.

Sipas mendimit të tij, filmi ka pasur një sukses të papritur, por ende ka një hendek të madh me filmat fantastiko-shkencorë të ShBA-së në aspektet e teknologjisë dhe të cilësisë.

“Si filmi i parë fantastiko-shkencor kinez, duhet të them se ky film është shumë emocionues dhe inkurajues. Pashë shumë përparim në efektet speciale, idetë shkencore dhe rrëfimin e një historie me ndjenjat dhe vlerat kineze”, tha Liu.

Ai vuri në dukje se megjithëse “Toka endacake” ka pasur sukses, është e pamundur që filmat fantastiko-shkencorë kinezë ta kopjojnë atë me investime të mëdha. Ai pret që filmat fantastiko-shkencorë kinezë të jenë më të larmishëm në të ardhmen. “Por tani na mungon një industri e plotë e filmave fantastiko-shkencorë … Kemi edhe mungesë të ekspertëve të efekteve speciale dhe të skenaristëve në fushën e fantashkencës”, shtoi ai.

Liu Cixin-i mendon se filmat fantastiko-shkencorë do të kenë një të ardhme të ndritur sidomos në Kinë, ku filma të tillë ka gjasa të lulëzojnë.

Sidoqoftë, ai mendon se e ardhmja e veprave fantastiko-shkencore është e zymtë. Ai thotë se arsyet mund të jenë të komplikuara. Realiteti është se numri i lexuesve dhe shkrimtarëve po zvogëlohet dhe mungojnë edhe librat e fantashkencës me ndikim të gjerë.

“Letërsia fantastiko-shkencorë thjesht shfaq të gjitha llojet e mundësive në të ardhmen. Por cila mundësi do të realizohet, nuk mund të parashikohet nga shkrimtarët e kësaj letërsie”, tha shkrimtari kinez.

Më Shumë

Një prind në Dragash publikon foton e një nxënësi duke shkuar në shkollë me ngrohëse elektrike

Një prind ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në duar, duke shkuar për në shkollë. Siç thotë një faqe lokale e...

Prokuroria mund ta përfundojë rastin kundër krerëve të UÇK-së në prill 2025, thotë Trendafilova

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka thënë se rasti kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e...

Lajmet e Fundit