20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

A e shohin Shqipërinë me sy tjetër tani?

rama-lapsatEdhe pse në Shqipëri vazhdojnë disa kritika ndaj kryeministrit Edi Rama për paraqitjen në marshin homazh të Parisit, ai është i bindur se imazhi i Shqipërisë po përmirësohet në sytë e Europës.

Pasi katër klerikët shqiptarë morën duartrokitje në Paris, Rama thotë se ka fluturuar drejt Londrës, për të folur “me gjuhën e kulturës Europës”.

“Në AA, galeria e famshme e Architectural Association në Londër, për riçeljen e ekspozitës së suksesshme shqiptare të Bienales së Venecias.

Shqipëria do të flasë përsëri me gjuhën e kulturës europiane në zemrën e një metropoli të BE, ku shpesh shqiptarët janë paragjykuar si keqbërës!

Së bashku me Edi Hilën e Ardian Pacin për të rrëfyer përsëri, me fjalë e me vepra, Shqipërinë që ka nisur të njihet e shihet me sy tjetër,” shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Lajmet e Fundit