7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Shoqëria civile kërkon ruajtjen e privatësisë nga përgjimet

Telefon-pergjimetPërfaqësuesit e shoqërisë civile kanë kërkuar nga Qeveria që të nisë hartimin e një projektligji të ri për përgjimin e komunikimeve elektronike, i cili do të balanconte ruajtjen e të dhënave dhe mbrojtjen e privatësisë duke adresuar në tërësi çështjen e përgjimit, dhe që do të evitonte elementet e papranueshme në dy projektligjet paraprake, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesit e institutit GAP dhe të Grupit për Studime Juridike dhe Politike publikuan të mërkurën një analizë me titull: “Neglizhenca e privatësisë: kontrolli i përgjimit të telekomunikimeve në Kosovë”, e cila përmban një sërë rekomandimesh drejtuar Qeverisë pikërisht për këtë fushë.

Visar Rushiti nga instituti GAP vlerësoi se gjatë procesit të përgjimit nuk respektohet parimi i privatësisë apo konfidencialitetit në telekomunikim përderisa korniza ligjore thotë të jetë më shumë e përqendruar te përgjimi, dhe rrallë ngre shqetësime rreth konfidencialitetit të telekomunikimit, si pjesë e së drejtës së privatësisë, që garantohet me Kushtetutë.

Më Shumë

Nikprelaj te Ballkani

FC Ballkani ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Arben Nikprelaj, i cili transferohet nga Deçiçi i Tuzit. 21-vjeçari, me gjatësi 1.94 metra, vjen për të përforcuar...

Distria e artë në Paris

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Paris Grand Slam 2026. Distria ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë...

Lajmet e Fundit