A po shkon Kosova drejt trazirave

QeveriaKosoves-NdertesaShpërthimi i paknaqësive të qytetarëve, që ndërlidhet me gjendjen e rëndë në vend, si pasojë e keqqeverisjeve, që kulmuan me koalicionin e dy partive,që mbajnë përgjegjësinë për shumë dështime, mund ta vërë në rrezik Qeverinë aktuale.

Pas një ngërçi 6-mujor, me formimin e Qeverisë, njerëzit nisën të ikin nga Kosova, sepse u humbi shpresa për një jetë më të mirë.

Sociologu Fadil Maloku, duke arsyetuar të gjitha shkaqet e nxitjes së këtyre protestave të fundit, dhe mungesën e gatishmërisë politike për dialog në mes të pozitës dhe opozitës, për të gjetur një rrugëzgjidhje, nuk e përjashton fare rrezikun e rrëshqitjes së vendit në trazira, raporton Kosova Sot.

Për profesorin Riza Smaka, hapja e dialogut për Qeveri teknike dhe aranzhimi i kalendarit të ri zgjedhor do të duhej të ndodhte vetëm pasi të jetë arritur paraprakisht një akordim politik për disa detyra, që duhet të kryhen nga qeveria aktuale.

“Papërgjegjësia juridike e morale për mospërfilljen e zotimeve dhe të premtimeve zgjedhore, adresuar votuesve dhe opinionit publik, duhet të ndëshkohet me sanksionet e zgjedhësve, që kanë zgjedhur këta njerëz”, tha Smaka.

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Lajmet e Fundit