17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Shpat Deda lanson video-projektin “S’ka kurrgjo”

Shpat Deda ka lansuar mbrëmë këngën e re “S’ka kurrgjo” me video drejtuar nga kolektivi Andrrat Moderne dhe regjisori Leart Rama. Kënga është pjesë e albumit të ardhshëm të Dedës, titulluar ‘Rrugës’.

Video është realizuar në Prishtinë në prill 2020 gjatë vizitave të regjisorëve Nita Deda, Leart Rama dhe Rina Meta në hapësira personale për autorët, si dhe në oborret dhe hapësirat tjera familjare që shihen nga distanca si koment për realitetin e COVID 19. Video e “S’ka kurrgjo” tenton të sjellë për publikun hapësira intime dhe momente të shoqërimit që në video tregohen si kujtime. Të gjitha pamjet i bashkon një gjuhë vizuele e krijuar me dritë të fortë blici që zbutet nga ndjenjat dominuese të mallit dhe nostalgjisë.

Kënga “S’ka kurrgjo” është shkruajtur nga Shpat Deda, dhe i këndon pikërisht momenteve intime dhe kohës së kaluar në shoqëri, realitet i munguar në kohën kur ajo tregohet për publikun. Kënga interpretohet nga Deda dhe Blerta Ismaili si zë përcjellës. Kjo këngë si dhe i tërë albumi i ri është inçizuar dhe miksuar në Studio C me Dritëro Nikqin në Prishtinë. Video “S’ka kurrgjo” është produksion i Katarzë Films

Më Shumë

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Në takim ishin të pranishëm, futbollistët e Kombëtares edhe...

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Lajmet e Fundit