24.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunë në familje në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, gjatë vikendit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj dy të dyshuarve për dhunë në familje.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës (PK), i arrestuari i parë dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte keqtrajtuar dhe kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij.

Kurse i arrestuari i dytë, sipas PK-së,  dyshohet se gjatë orëve të mëngjesit të së premtes ka shkaktuar dhunë në familje. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Dy të vrarë në një shkëmbim zjarri mes motoçiklistëve në New Mexico

Dy persona u vranë dhe gjashtë u plagosën nga një shkëmbim me armë zjarri gjatë një gare me motoçikleta në Red River, në veri...

Fillon shenjëzimi në të gjitha nyjet kryesore rrugore në Prizren

Ka filluar shenjëzimi horizontal në të gjitha nyjet kryesore rrugore në Prizren. Ky projekt ka filluar në rrethrrotullimin e ri dhe do të vazhdojë edhe...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit