17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Shpella e shërimit në Vërri të Prizrenit

Nëse nuset s’kanë lindur, kur kanë ardhur këtu i ka gëzuar Zoti. Nëse fëmijët apo nuset kanë pasur mësysh, këtu janë shëruar dhe nëse qumështi i nënës ka ikur, këtu është kthyer gjiri dhe janë larguar veset e këqija, si ëndrrat apo edhe ankthi, tregojnë pleqtë e Vërrinit, të cilët ende besojnë se mund të ndodhin gjëra të tilla, por edhe shtojnë se kështu kanë qenë rrethanat e asaj kohe.

Profesori Nexhat Çoçaj tregon se kjo shpellë ka qenë pikë e besimit që i ka kaluar tri fazat e hershme të besimit pas paganizmit e këndej, kështu në fillim ai ishte vend i shenjtë për ortodoksët ilirë, pastaj vijnë besimtarët katolikë dhe së fundi edhe besimtarët islamë. Këta të fundit e quajtën “Guri i kallogjerit”. Mësuesi dhe shkrimtari i kësaj ane, Çerkin Bytyçi, shprehet për trashëgiminë e lashtë që ka në Vërrini, duke thënë se ndoshta ka ndër trashëgimitë më të vjetra në Prizren. Ai thotë se këtu bëhet fjalë për Shpellën e Jeshkovës, shkruan gazeta Kosova Sot.

Tregon se kjo është historia më e vjetër e dëgjuar ndonjëherë. Ndërsa, Çoçaj shpjegon se në kohën e lashtë tek besimtarët ortodoksë thuhet se këtu ishte vendi shërimi i njerëzve. Tregon se kjo shpellë ka ajër e ujë të pastër. Ai thotë se kjo traditë është vazhduar edhe në kohën e katolicizmit, ku merr emrin si “Shpella e shenjtë”, e cila pastaj shtyhet si pikë besimi edhe në kohën e besimit islam, ku për shkak të besimeve të mëhershme e merr emrin “Guri i kallogjerit.

“Kjo shpellë mendohej se shëronte shumë besëtytni”, tregon Çoçaj për “Kosova Sot”.

“Drini” i ka dhënë rëndësi kësaj pike

Profesor Besnik Krasniqi shprehet se ky gur dhe kjo shpellë kanë edhe legjenda tjera.

“Tregohet se si një djalosh ishte sëmur rëndë dhe familja, duke i ardhur keq se ai ishte çmendur, e dërgon në këtë shpellë më shumë për ta lënë të vdesë, sepse nuk mund ta duronin, mirëpo pas tri ditësh djaloshi kthehet tërësisht në gjendje të rregullt mendore dhe fillon jetën. Pastaj flitet se ai njeri ishte ndër pasanikët e Prizrenit. Ka edhe disa dhjetëra ngjarje të kësaj natyre që tregojë për këtë gur”, shprehet ai.

Këtë ngjarje të hershme e përkujtojnë shumë vendas nga Vërrini, sepse ka një veçanti në vete, por pak është hulumtuar nga historianët apo nga studiuesit e tjerë rasti i kësaj shpelle”, tregon profesor Krasniqi. Shton se derisa edhe në luftën fundit serbët me fanatizmin më të madh e kanë ruajtur pikërisht këtë pikë.

“Jo aq shumë për strategji sa e kanë ruajtur si pikë referente të serbëve dhe duke dashur që të rikthejnë sipas tyre këtë shenjtëri”.

Lidhur me këtë pikë strategjike, Ekrem Rexha, i njohur si komandat ‘Drini’, i kishte kushtuar tepër rëndësi kësaj pike, tregon kryetari i veteranëve të Prizrenit, Selim Krasniqi.

Vetë e ngjyrosura për fëmijët

Profesor Mejdi Lezi tregon se ishte pikërisht ky vend ku gjetën shprehje të tria besimet.

“Atje është besuar se gratë që nuk lindin duhej të shkojnë e vizitojnë, pastaj ato gra që humbin gjirin për fëmijë aty e rikthejnë dhe atje dërgoheshin fëmijët e vegël dhe nuset e djemtë e bukur të mos marrin”mësysh”.

Plaka e kësaj ane, Sadbere Berisha, tregon se dikur moti vinin këtu nga Prizreni shumë qytetarë të gjithë bashkë edhe myslimanë edhe katolikë e besa edhe të tjerë.

“Këtu zinin një hallvë, bënin shumë shyhret e gazmend, pastaj shpërndanin shumë ëmbëlsira, sepse këtu besonin që nuset që nuk lindnin mund të gjenin ilaç.

Këtu vinin dhe flinin një natë, pastaj ato mbeteshin me barrë, ose kishte raste kur nuseve të reja u humbte gjiri vinin këtu bënin ndonjë “nezër”, edhe bënin ëmbëlsira dhe gjiri iu vinte ose iu rikthente prapë. Ose nëse kishin fëmijë të bukur, atëherë vinin këtu zinin në sepet – “shportë”, me ve të ngjyrosura dhe shpërndanin dhe fëmijët i ruanin nga ‘mësyshi'”, tregon ajo.

Nënlokja Sadbere tutje shton: “Dikur biro këtu i ‘mësyshi’ i mbyste fëmijët”.

Fidan Shala, përgjegjës nga Jeshkova, tregon se edhe sot e kësaj dite nga mbarë Kosova nga mesi i verës deri në shtator vijnë njerëz dhe kërkojnë shërim tek shpella.

“Janë mijëra raste shërimi nga ato sëmundje. Vetë nënat tona kanë besim të çuditshëm te ky gur, te kjo shpellë. E bën edhe më të çuditshëm fakti se kësaj shpelle i kanë vënë disa emra. Domosdo se ka pasur edhe interesin e veçantë kjo pikë strategjike edhe për pushtuesit e ndryshëm”, është shprehur ai. /Kosova Sot/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Futbollisti i Malishevës dënohet me tri ndeshje

Futbollisti i Malishevës, Rilind Haziraj, nuk do të mund të paraqitet për skuadrën për tri ndeshje.  Kjo pasi ai është dënuar nga Komisioni Disiplinor dhe...

Lajmet e Fundit