14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Sovrani është ngopur me PDK-në e LDK-në

Duke analizuar zhvillimet e deritanishme të shtetndërtimit të Kosovës që nga paslufta e deri më sot, periudhën e UNMIK-ut dhe 8 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, kur institucionet e Kosovës i kanë qeverisur kryesisht dy partitë e mëdha që sot janë në koalicionin qeverisës PDK dhe LDK, analistëve politikë theksojnë se kjo qeverisje e pasluftës nuk ka arritur t’i japë vendit as minimumin e nevojshëm të progresit. Për këtë është një bindje e analistëve se këto dy subjekte politike e kanë humbur thellë- sisht imazhin dhe besimit te qytetarët, se janë konsumuar për shkak të qeverisjes së inkriminuar, mosreformimit dhe korrupsionit të madh që kanë instaluar në çdo pore të të institucioneve të shtetit me mënyrën se si e kanë udhëhequr shtetin. Për ndëshkim të zhytjes së vendit në situatë të pa shpresë për qytetarin, këto subjekte politike nuk e meritojnë më të qeverisin me vendit dhe vota qytetare duhet t’i dërgon në “pension”.

Koha për ta pensionuar oligarkinë Analisti politik, Islam Krasniqi, thotë se pikërisht partitë më të mëdha në pushtet, PDK dhe LDK-ja, janë konsumuar dhe deformuar shumë për këtë kohë sa kanë mbajtur pushtetin, atë lokal dhe qendror, një kohë të gjatë, sepse nuk arritën t’i japin vendit asgjë në aspektin pozitivë, për përmirësimin e gjendjes së qytetarit dhe nuk e meritojnë t’u besohet me një qeverisje tjetër e këtij shteti.”Këto dy parti janë partitë, të cilat e ujitën krimin e organizuar dhe korrupsionin, ku pothuajse 80 % e tyre kanë dosje në prokurori për bizneset e tyre të ndyta. Po edhe sikur të punonin mirë këto parti, në bazë të ligjit dhe të drejtës, duhet të ikin së janë harxhuar”, potencoi ai. “Partitë në pushtet kanë humbur edhe fuqinë e brendshme dhe simpatinë e elektoratit të tyre, mungon vullnetit për reformim të brendshëm, mungon vullneti për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, ku për interesa personale shteti po vihet në lajthitje. Nëse po synojmë të jemi pjesë e BE-së, atëherë këtë elitë duhet ta dërgojmë në shpi”, tha Islam Krasniqi për ‘Kosova Sot’. Një vlerësim të ngjashëm për këtë klasë politike që e ka zhvatur shtetin për gati dy dekada ka edhe magjistri i shkencave politike, Ali Hertica.”Është evidente se jo vetëm subjektet politike që sot po e qeverisin vendin janë të konsumuara deri në skajshmëri të plotë. Por, edhe një pjesë e shtresës “intelektuale” bashkëvepruese me këto parti politike, shtresë me disa fytyra të pandërruara asnjëherë nga skena politike dhe pozitat në institucione, prandaj edhe sot elektorati nuk po ka fare interes për të mbështetur apo besuar në këto krijesa politike me figura të konsumuara, të korruptuara e stërvjetruara”, tha Hertica për “Kosova Sot”. Sipas tij, këto dy parti politike për gjithë këtë kohë nuk kanë pushuar duke e keqpërdorur në mënyrë ekstreme qeverisjen e vendit në çdo nivel që u është besuar pushteti./kosova sot/

Më Shumë

Banorët e pyesin për burrin, Françeksa jep përgjigjen që i shkrin së qeshuri

Banorët e Big Brother VIP kanë shpërthyer në të qeshura mbrëmjen e djeshme, shkak është bërë një batutë e Françeskës. E pyetur nga Romeo se...

Tërmet në Malishevë

Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër në mes të Malishevës dhe...

Lajmet e Fundit