17.6 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Shpërdorues i besimit të UÇK-së!

Shkruan: Avdi Ibrahimi

A ka një punë edhe për mua?!

E rëndë dhe e trishtuar është dita kur shkoj në Bankë për të marrur Peensionin Personal të Veterani-Luftëtarë të UÇK-së, më pare do të doja një punë sesa këtë pension. Mendimet më fluturojnë nga një vend-në tjetrin, duke hapëruar edhe luftën e UÇK-së…Ky është mendimi dhe trishtimimi im i madh! Me trup isha para personelit të Bankës Komerciale në Prizren, por mendja më fluturonte ngado, dhe pyesja më vete pushtetarët nepotist, more a ka një punë edhe për mua?!
Fillet e mendimeve mi ndërpreu Ramadani ai më foli.

-Si je,bre Bacë? – Mirë u përgjigja unë.
-Edhe unë po e marrë Pensionin e Veteranit, dhe pata deshirë te pimë nga një kafe bashkë te Restorani matanë rrugës që ndodhej përballë bankës? – Po i thashë.
Pas pak çastesh kamarieri nai solli kafetë e porositura.
-E pi duhanin mu drejtua Dani – Nuk e pi duhanin.
-Keni ardhur ne pushim pyeta Danin? – Po kam ardhur ne familje për Festën e Flamurit.
-Si të shkon puna në Norvegji e pyeta unë? – Mire bre, Bacë atje kam biznesin tim punoj me gruan dhe fitojmë bukur mire.

As unë nuk di se ç’ndjeva kur dëgjova nga vetë Dani se i ka punet mire nga ana materiale, Ay kishte qëndruar dy muajt e fundit në UÇK-ë?! Isha mësuar të dëgjoja se si njerëz të pandërgjegjshëm marrin shperblim në para kundërligjshëm nga shteti ynë i varfër, me bindje të plot e them se shumica e luftëtarëve të vërtetë të UÇK-së nuk kanë luftuar që pas luftës të gëzojnë nga shteti privilegje. Fakti që shumica e këtyre luftëtarëve të lirisë edhe pse jetojnë në kushte minimale tregon bindshëm besimin e tyre se lufta e tyre për lirin e atdheut ishte bërë, që pasardhësit e tyre të jetonin në kushte më të mira. Ata Ushtrin Çlirimtare të Kosovës e konsiderojnë si një nga vlerat më të çmuara të kombit shqiptarë. Jo meritorët kanë bërë lloj-lloj manipulimesh për të fituar statusin e pamerituar të UÇK-së, sepse duan të marrin pension nga shteti ynë i varfër! S’paska gjë më të keqe se lakmia mendova më vete, ja ku i ka katandisur njerëzit!

Në tavolinë pllakosi një heshtje e pakëndëshme. Ai si dukët kuptoi qëndrimin tim, uli sytë ashtu i heshtur. Nga këtu me te biseda mori fund.
Është koha të kërkohet përgjegjësi të shkallës më të lartë të institucioneve në Kosovë, përfaqësuesit politik që po thirren në votën e marrur nga populli të veprojnë në zbatimin e ligjit, nëse politikbërësit nuk kanë vullnet në luftimin e krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative që cenojnë rendin dhe ligjin, atherë do të përballën me veprimin e popullit që ka vullnet atdhetar, për ta nxjerrë nga kriza politike dhe ekonomike atdheun e vetë!

Të mos lejojmë assesi që shtetin e Kosovës një grup abuzuesish ta trajtojnë si plaqkë tregu për t’i kënaqur interest e tyre personale.

Më Shumë

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Lajmet e Fundit