3.8 C
Prizren
E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Shqiponja fluturon lart në Kaliningrad, prehet bileta e Serbisë drejt shtëpisë!

Katër shqiptarët dhe kombëtarja e Zvicrës pas një paraqitje historike kanë mposhtur Serbinë në Kaliningard me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë të Grupit E.  

Në një atmosferë impozante në Kaliningrad filloi dueli i katër shqiptarëve dhe kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë.

Tekniku Petkovic vendosi të startonte me përbërjen e njëjtë te Zvicra, ku Behrami bëri sakrificën duke u rikthyer pas një lëndimi.

Fillimi nuk ishte i mirë për Zvicrën, ku pas një harkimi të Tadic, ishte Mitrovi ai që shënoi për 1-0 (5?).

Xherdan Shaqiri kishte Kosovën në këpucët e tij dhe Kosova e udhëhoqi drejt fitores!, Foto: Getty Images

Në vazhdim Zvicra dominoi duke tentuar të krijonte, por loja e ashpër e Zvicrës pamundësoi që të ketë konkretizim.

Deri në fund të pjesës së parë u zhvillua lojë me duele të forta, e ku madje Xherdan Shaqiri pati fjalosje me Milivojevicin gjatë takimit, e në fund të pjesës së parë e cila përfundoi pa ndryshim në rezultat.

Xherdan Shaqiri kishte disa diskutime pas pjesës së parë, Foto: Getty Images

Pjesa e dytë kishte fytyrë krejt tjetër. U duk sikurse luanët u liruan nga rrethimi dhe ishin të pandalshëm në sulm.

Me të filluar pjesa e dytë, Zvicra filloi të krijonte rastin me Xhakën e Shaqirin që me kombinime të bukura ç’orientuan mesfushën serbe e cila ishte e gjitha me kartonë të verdhë.

Pas një goditje të Zuber, një top i kthyer u prit në mënyrë fantastike nga Granit Xhaka i cili me një bombë e fotografoi portierin serb dhe shokoi gjithë Serbinë për 1-1.

Goditje e pandalshme, Foto: Getty Images

Ky gol u festua në mënyrë të magjishme nga Granit Xhaka, i cili bëri shqiponjën me një grintë të hatashme prej një luani shqiptar. Aty nuk mungonin as lojtarët tjerë shqiptarë në përqafim e gëzim të këtij goli special (52?).

Serbia e shokuar nga bomba e Xhakës për pak sa nuk pranoi një tjetër supergol.

Festim magjik, Foto: Getty Images

Xherdan Shaqiri me një gjuajtje mjeshtërore lansoi projektilin duke dështuar për pak cakun, pasi topi qëlloi shtyllën me oprtierin i cili ishte pa gjasa.

Në vazhdim kishin raste shumë të mira edhe Zuber dhe Gravranovic, të cilët nuk shfrytëzuan kombinimet e shkëlqyera të Xhakës e sidomos depërtimet e Shaqirit, i cili ishte i pandalshëm për serbët.

Fluturon shqiponja lart në Kaliningrad, Foto: Getty Images

Pas përpjekjes së fuqishme, një pasim maestral i Gavranovic e gjeti Shaqirin i cili si një shqiponjë ishte i pandalshëm duke fluturuar drejt golit dhe duke e vulosur fitoren e madhe të Zvicrës e shqiptarëve me rezultat 2-1.

Të gjithë festuan me shqiponja, duke bërë shqiponjën lart të fluturojë në Kaliningrad.

Natën e mirë, Foto: Getty Images

Pas kësaj ndeshje në Grupin E, Brazili ka katër pikë, Zvicra ka katër pikë dhe ndajnë vendin e parë dhe të dytë, kurse Serbia ka tri pikë. Në ndeshjen e fundit të Grupit E më 27 qershor Zvicra luan ndaj Kosta Rikës që tashmë luan pa synime, kurse Serbia dhe Brazili përballen direkt për kualifikim. Zvicra me një barazim do të siguronte kualifikimin në secilin rast. /Telegrafi/

World Cup@FlFAWC2018

Më Shumë

Përurohet ndërtimi i aneksit dhe renovimi i tërësishëm i shkollës “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë

Sot u përurua ndërtimi i aneksit dhe renovimi i tërësishëm i Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Heronjtë e Lumës” në Vërmicë. Ky...

Parashikimi i motit për pesë ditë – paralajmërohet mjegull

Pesë ditët e ardhshme do të jenë të kryesisht të ftohta në Kosovë.   Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën do temperaturat maksimale të ditës...

Lajmet e Fundit