15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

“Surealizmi” politik

albirim badallajShkruan: Albrim Badallaj

Bashkim shpirtëror e ideologjik. Sfidë e reales me ëndrrën. Të tërën ose asgjënë, por krejt kjo prap në univerzalen. Refuzim i gjithqkaje si rifillim i përmbysjes ideale të shpirtit. Këtë lëvizje e kemi më të pranishme se kurrë. Politikë pseudodiplomatike në njërën anë gjithmonë e mbanë popullin pezull kundrejt qëllimeve fundamentale, që shikohen me ironi nga popujt e civilizuar. Shkrirje e reales në ëndërr, përmes shërbëtorëve të revolucionit kohor me vizione inkoshiente.

Kështu më së miri e shofim gjendjen aktuale të ngërthyer nga mitet për një jetë më të mirë në Perëndimin vllaznorë. Pse vallë gjithmonë duhet që të vllazrohemi apo siq njihet në popull të bëhemi “pobratim” me të huajt, kur kemi vëllezër gjaku. Duhet të jemi tejet konservator në këtë qështje. Jo gjithmonë liderët e popullit e kanë me të drejtë. Nesë je lider, do të thotë të kesh përkrahje të madhe nga populli e jo nënshtrim total, sikurse njeriu i artit kur kalon në ekstazi ndaj krijimtarisë së tij artistike.

Mos të harrojmë se në jetë egziston edhe “ligji” i padurimit. Kur klasat shoqërore fillojnë të përmbysen. Kur mesjeta dhe modernja bashkohen, kundër armikut më të madhë, e që është koha. Apatia e udhëheqësve tanë ka mbërritur në vlerat ekstreme. Më mirë, kështu fuqizohen. Sa më larg njerëzve, aq më i kërkuar bëhesh. Nënshtrimin e kanë tepër të preferuar, por qfarë kuptimi ka liria kur sfidat penguese tejkalojnë racionalen e mbërrijnë tek absolutja .Jo gjithmonë të jesh surealist do të thotë të jesh paqësor. Dhuna e kryengritja janë ajka e lëvizjeve të tilla.

Kur kemi të bëjmë me këta shfrytëzues të ekzistencës shoqërore, kur vin në pytje revolucionet, kthehen dhe bëhen ithtar të konzervativës të shkoqitur nga postmodernja. Të jesh modern s’do të thotë të jesh i pamoralshëm. Në ditët tona edhe matematika na është bërë më e ndërgjegjshme duke dëgjuar shpesh kërkesat dhe ëndrrat tona. Ngjarjet e fundit janë tejet të diktuara politikisht. Jemi mësuar, topi hudhet në njerën anë e loja reale zhvillohet në krahun tjetër, shumë larg topit. Te rinjë e pleq, adoleshent e ithtar të “të kuqve” janë grumbulluar së bashku kundër armikut që spo iu largohet nga dera tash e 15 vite, e që është uria për ushqim dhe uria për atdhe si tek veprat e Naimit e të Konicës.

Qfarë po na duhen udhëheqësit, kur secili jemi mësuar të bëhemi menaxher të mirë nëpër familjet tona. Kur muaji se mbërrin muajin me pagat sa për lemoshë nga “privatnikët” e me taksat e fryera nga hyqymeti i egër e pragmatik.

Kjo fryme e ka kapluar shoqërine tonë të përvuajtur shqiptare. Gjithandej nëpër teritoret e Shqipërisë Natyrale e të ndarë padrejtësisht me këta kufinjë që janë vetëm adiministrativ, që nga Janina e deri tek Molla e Kuqe. Rilindje kombëtare. Jemi rikthyer në vitet e pasluftës së parë Botërore. Na qon dera me pas udhëheqës nga bota e jashtme. Dikur kishim Princa, e tani kemi menaxher të financave. Le ta japim me konçesion edhe parinë qeveritare, se aq na duhet. Do shfryhemi më lehtë te “të huajt”, besoni.
Jemi mësuar të jemi nënshtrues të sistemeve. E ky sistem ku jetojmë është me i egri ekonomikisht e më imponuesi politikisht. Shëngjinin e Kinaportuan, Brezovicën ketej ua dhuruan miqve nga Franca, këtyre ideologëve të Mitrovicës së Kosovës, Kosovës Republikë ama. Kinës ua kishin borgj për marrëdhëniet e shkëlqyera që kishin në kohën e lulëzimit kundër armikut të përbashkët imperialist asokohe, por ç’ne me ishujt poshtë në Jug, që i gllabruan grekët, shtypësit e egër te arvanitasve. Siq duket kanë filluar ta ndjekin kursin e mosmohimit të asgjëje, apo të thuash vetëm ” Po ”.

E kanë ngatërruar nëse e kanë marrë në atë formë të prerë si shabllon. Qëllimi tij është të jesh pozitiv e optimist në jetë e jo të jesh i përulur. Siq duket bazë e ndërtimit të shoqëris tek disa individ në krye qenka mbi servilizimin e lekun. Medalja ka dy anët e saj, mos të harrojmë. Të bardhën dhe të kundërtën e saj, që është e zeza. Historia gjithmonë shkruhet nga okupuesit andaj rrallëherë flitet për këtë të dytën. S’kanë faj, nëse veprojnë ndryshe zëvendësohen. Loja e futbollit ka lojtarët rezervist pervëq 11-shes startuese. Nuk prishet sistemi për shkak të individit.

Më mirë është një jetë e dinjitetshme e me papërulsi, siq na kanë mësuar të parët. Nuk është diplomaci vetëm te jesh “i ndëgjueshëm”. Nuk luhet me parimet bazë mbi të cilat është ndërtuar kjo shoqëri e përvuajtur. Loja e shahut luhet me dy konkurent dhe femra-mbretëreshë ka fuqi të madhe, mos të themi supreme. Ku i dihet, ndoshta është edhe fat për ne që kemi në krye nje zonjë, privilegj që vendet e tjera të rajonit nuk e kanë..

(Autori është  kryetar i Unionit të Studentëve Sqiptarë)

Më Shumë

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në...

1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka treguar për rezultatet e qeverisjes së tij në ekonomi, punësim dhe ngritjen e...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit