11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Shtëpa e Kulturës në Hoçë të Qytetit, dy vjet pas përurimit ende jofunksionale

Shtëpia e Kulturës në Hoçë të Qytetit është përuruar para më shumë se dy vitesh, por ajo ende është jofunksionale në shërbim të banorëve të këtij lokaliteti.

“Me 08 dhjetor të vitit 2015 ishte bërë përurimi solemn i Shtëpisë së Kulturës në Hoçë të Qytetit nga qeveria e kaluar në Prizren. Por, nga ajo e ditë e dy vite më pas, ky objekt ende nuk është funksional”, tregon kryetari i fshatit, Rashit Bytyçi.

Ai thotë se është bërë pranimi teknik i pjesërishëm i objektit, por në brendi të këtij objekti vërtet të bukur nuk është në funksionon siç është paraparë në projekt, një Zyre e Gjendjes Civile, Biblioteka dhe inventari i nevojshëm për të ushtruar veprimtari artistike pas një periudhe të gjatë Shoqëria Kulturo Artistike e fshatit.

Kryetari Bytyçi, thotë më te se në këtë projekt janë investuar mbi 450 mijë euro, por atij i mungon inventari i nevojshëm, ndërsa nuk është rregulluar oborri dhe nuk janë vendosur rrethojat.

Ai bën më dije se aktualisht ky objekt mbikqyret vetëm nga kryesia e fshatit, dhe kërkon nga organet kompetente komunale që të intervenohet sa më shpejt në rregullimin e tërësishëm të projektit, si dhe angazhimin e ndonjë punëtori për mirëmbajtjen e objektit.

Në anën tjetër, zyrtarë të drejtorisë komunale për Kulturë, Rini e Sport në Prizren, përmes telefonit thanë se projekti i Shtëpisë së Kulturës në Hoçë të Qytetit është i përfunduar, përveç pajisjes më inventar, u shprehen ata./tvprizreni.com/

Më Shumë

Po kërkohen ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës që me urgjencë të propozojë ndryshim plotësimin e Ligjit për...

Restaurohet shtëpia tradicionale e shek. XVIII e Adem Aga Gjonit në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se njëra prej shtëpive më të bukura në Prizren po i kthehet shkëlqimi. Bëhet fjalë...

Lajmet e Fundit