-3.2 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Shtëpia e fëmijërisë

Poezi e shkruar nga Ilire Zajmi.

Ligështohem te gërmadhat e një rrënoje
mbuluar me bar të egër shkurre e hithra
zëri i ëmbël i gjyshes kumbon në kopshtin erëmirë
gjyshi hijeshi e rrallë prej burri të fismë plisbardh
dremit në karrigen e tij të preferuar
në atë që dikur quhej shtëpi.

Merimangat kanë qëndisur rrjeta të panumërta
mbi hijen e kujtimeve të vagullta të të gjallëve për të vdekurit
që u fikën në të mbramen strehë
në vendin që dikur e njihja si shtëpi
s;ndihet dashnia e nanës as era e babës
aroma e bukës së pjekur në furrë
zërat e gëzuar të fëmijëve trazovaq

Gjurmët e vegjëlisë ngjasojnë të lashta sa origjina e yjeve
zëri i gjyshes si të ishte mbytur në varrezat e faraonëve
plisi i gjyshit mustaqebardhë objekt muzeal
nëna e babai në albume fotografish të ri e të lumtur
aktor si në telenovelat braziliane
fëmijët duke krijuar tregimet e tyre për jetën
e shtëpia e fëmijërisë si ishulli Kurrkund i Piter Panit
përherë e njejta përherë e gjallë në kujtesë
e në legjendat urbane që i besojnë akoma fëmijët e mi.

Më Shumë

Totaj nderon me mirënjohje pronarin e restorantit “Beska”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ndarë një mirënjohje të veçantë për ndërmarrësin e njohur prizrenas, Besim Shkreli, pronar i restorantit “Beska”,...

Nëna e dy binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Pleskoviqin

Sot, në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin ndaj Millosh Pleskoviqit...

Lajmet e Fundit