6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Shtëpia e Kulturës në Drenoc të Rahovecit demolohet ende pa u inauguruar

Një investim prej rreth 170 mijë eurosh për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Drenoc mund të shkojë huq për shkak se ajo është pa zot shtëpie. Guri themeltar i saj qe vënë më 2013. Tre vjet më vonë u parapa inaugurimi. Por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Në gjendje të njëjtë pa përkujdesje janë shtëpitë e kulturës edhe në fshatrat Xërxë, Ratkoc e Krushë të Madhe, ani pse për këtë të fundit vullnetarisht përkujdeset bibliotekari i këtij fshati.

Në muajt e fundit shtëpitë e kulturës në këto fshatra janë demoluar goxha, sidomos ajo në Ratkoc, në Xërxë, e së fundmi edhe ajo e Drenocit.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se asnjëra prej tyre nuk kanë mirëmbajtës dhe këtë e arsyeton me faktin se Komuna nuk ka mundësi të marrë një punonjës për mirëmbajtjen e tyre. Sipas tij, zgjidhja e vetme që ka bërë Komuna janë punëtorët e mjedisit, ku kohë pas kohe i ka angazhuar në mirëmbajtjen e këtyre objekteve. Pos kjo, sipas tij, është mjaft sfiduese

Më Shumë

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

43 aksidente trafiku  brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit