7.3 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Shtyhet afati, vetëm 3 profesorë kanë hequr dorë nga njëri vend i punës

UP-rektoratiAfati për profesorët e Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” që kanë nga dy vende pune, të cilët duhet të deklarojnë se cilin vend të zgjedhin, është dashur të përfundojë sot. Mirëpo ky afat është shtyrë edhe për 30 ditë, bëjnë të ditur për Radio Kosovën, burime nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

Vetëm tre profesorë, të cilët kanë pasur kontrata të dyfishta pune, i janë përgjigjur ultimatumit të menaxhmentit të këtij universiteti që të heqin dorë nga njëri vend i punës. Rreth 40 profesorë të këtij universiteti kanë pasur afat që deri sot të deklarohen se cilin vend pune do ta zgjedhin.

Këshilltar i Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati, tha për Radio Kosovën, se janë konsultuar edhe me kryeinspektorin e punës, dhe sipas Ligjit të Punës, atyre individualisht duhet t’u dërgohet nga një letër dhe t’u jepet edhe një afat prej tridhjetë ditësh.

Kastrati bëri të ditur se në rast se edhe pas afatit 30 ditor profesorët nuk do të vendosin se për cilin institucion do të punojnë, atëherë do t’u shkëputen kontratat me Universitetin.

Më Shumë

Me letërnjoftim serb të falsifikuar, ia bart pronën të tretëve pa dijeni – arrestohet i dyshuari në Prizren

Në Prizren është zbuluar një rast i rëndë i falsifikimit të dokumenteve dhe uzurpimit të pronës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person...

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka vazhduar vizitat në komunat e rajonit të Prizrenit, ku sipas tij po zhvillohen...

Lajmet e Fundit