7.2 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Shtyhet gjykimi për keqpërdorim detyre ndaj zyrtarëve policorë në Prizren

Ka dështuar të mbahet gjykimi, i paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj zyrtarëve policorë, Flurim Tafolli dhe Rexhep Krasniqi, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Tafolli dhe Krasniqi, akuzohen se e kanë liruar një veturë të vetaksidentuar, megjithëse ajo ka rezultuar e pazhdoganuar.

Shkak i dështimit të mbajtjes së seancës, ka qenë mungesa e tre dëshmitarëve Fisnik e Flamur Kuqi dhe Xhevat Kabashaj, të cilët pritej të jepnin dëshminë e tyre, lidhur me rastin konkret.

Lidhur me mungesën e tyre gjykatësja Ajser Skenderi, tha se për dëshmitarin Kabashaj, gjykata ka prova se i njëjti sipas fletdërgesës ka rezultuar si person i panjohur, ndërsa për Flamur Kuqin, gjykata ka thënë se nuk ka prova se ai është thirrur në mënyrë të rregullt, si dhe për Fisnik Kuqin, sipas fletkthesës është konstatuar se ai është shpërngulur nga vendbanimi i tij.

Seanca e radhës për këtë rast, është caktuar të mbahet më 18 janar 2019, në ora 10:00.

Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 26 shkurt 2018, me të cilën të pandehurit akuzohen se duke vepruar në cilësinë e zyrtarëve policorë, kanë liruar një veturë të vetaksidentuar,  megjithëse e njëjta ka rezultuar e pazhdoganuar.

Sipas aktakuzës, në automjetin e liruar nga të pandehurit kanë qenë të vendosura tabelat e regjistrimit të një automjeti tjetër, andaj sipas organit të akuzës, ata është dashur ta dërgojnë automjetin në terminal doganor, e jo ta lirojnë. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vazhdojnë kërkimet për 80-vjeçarin e zhdukur në Rahovec, angazhohet edhe paraglajdingu

Operacioni për gjetjen e të moshuarit të zhdukur Alush Kastrati po vazhdon me intensitet të shtuar, raporton PrizrenPress. Sipas njoftimit të Shoqata e Kosovës për...

Mbi 2 mijë m² hapësira të transformuara në Spitalin e Prizrenit brenda 5 muajve

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë transformuar mbi 2,000 metra katrorë hapësira gjatë pesë muajve të fundit, si pjesë...

Lajmet e Fundit