13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Shtyhet shqyrtimi kryesor i rigjykimit ndaj Bujar Nerjovajt

Është shtyrë për 19 korrik shqyrtimi kryesor në rigjykimin e ish-drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Bujar Nerjovaj, i cili akuzohet se nuk ka kryer rrënimin e katër objekteve hoteliere në afërsi të sheshit “Shatërvan” dhe ka dëmtuar buxhetin më shumë se 36 mijë euro.

Shkaku i shtyrjes së seancës ka qenë gjendja jo e mirë shëndetësore e Nerjovajt e prezantuar nga avokati mbrojtës, Hasan Biraj, i cili kishte zëvendësuar avokatin tjetër të palës akuzuese përmes autorizimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancë e mbajtur për rastin akuzës për korrupsion të Nervojajt, i cili ka qenë edhe zëvendësministër i Administratës publike në Qeverinë e kaluar, nuk ka prezantuar as përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit.

Pasi që nuk pati kushte për mbajtjen e kësaj seance, kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani njoftoi se seanca e radhës mbahet më 19 korrik duke filluar nga ora 10.

Lidhur me këtë aktakuzë, Gjykata Themelore në Prizren, më 3 qershor 2019, e kishte shpallur fajtor për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ish-drejtorin Bujar Nerjovaj dhe atë e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim.

Mirëpo, ky dënim ndaj tij nuk do të ekzekutohej nëse ai nuk do të kryen vepër tjetër penale brenda një viti pasi që ky aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm.

Por, rasti është kthyer në rigjykim, pas ankesës së avokatit mbrojtës Blerim Mazreku, i cili kishte kërkuar nga Gjykata e Apelit, rigjykim apo lirimin nga akuza së të mbrojturit të tij.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 30 tetor 2018, i pandehuri Bujar Nerjovaj, si drejtor i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, akuzohet se si person zyrtar me mosveprim duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, nuk e ka përmbushur detyrën zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër.

Në aktakuzë thuhet se Nerjovaj, në cilësinë e ish-drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspektorateve në Prizren, gjatë periudhës 2011-2013, nuk i ka siguruar kushtet për t’i ekzekutuar konkluzionet e lëshuara nga inspektorët e ndërtimtarisë, për rrënimin e detyrueshëm të mbindërtimeve dhe ndërtimeve të katër objekteve hoteliere në afërsi të sheshit “Shatërvan” në Prizren.

Sipas aktakuzës, objektet janë ndërtuar pa leje apo në kundërshtim me lejet e dhëna, të gjitha këto të ndërtuara në Zonën e Parë të Qendrës Historike në Prizren, me ç‘rast është dëmtuar trashëgimia kulturore e arkitektonike e Qendrës Historike të Prizrenit si dhe për shkak të mos pagesës së detyrimeve, është dëmtuar buxheti i Komunës së Prizrenit për 36,143.00 euro.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal, ku parashihet dënim me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Lajmet e Fundit