7.9 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Si duhet të veprojnë personat e shëruar nga COVID-19, nëse shfaqin sërish simptoma të sëmundjes

Nëse jeni shëruar nga COVID-19, mund të mos keni nevojë të hyni në karantinë ose të testoheni sërish deri në tre muaj, sipas udhëzimeve të fundit të Qendrës së Kontrollit dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA-së.

Në lidhje me kush duhet të karantinohet, udhëzimet thonë se “njerëzit që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nuk kanë nevojë të karantinohen ose të testohen sërish brenda tre muajve, për aq kohë sa ata nuk shfaqin përsëri simptoma”.

“Njerëzit që shfaqin sërish simptoma pas tre muajve nga periudha e tyre e parë e COVID-19, sërish do të duhet të testohen nëse nuk kanë ndonjë shkak tjetër të identifikuar për simptomat e tyre”, shkruan më tutje në udhëzim, transmeton Telegrafi.

Një zëdhënës i CDC-it konfirmoi për CNN-in se një faqe në internet e agjencisë ” u përditësua së fundi me informacionet e reja gjatë javës së kaluar”.

Hulumtimet paraprake kanë sugjeruar se njerëzit që ishin infektuar më parë me coronavirus, rreziku për ri-infektim mund të jetë më e ulët në tre muajt e ardhshëm pas infektimit të tyre fillestar – por që imuniteti natyror ndaj virusit mund të fillojë të bie brenda disa muajve pasi që antitrupat mund të veniten me kalimin e kohës.

Ndryshe, kujtojmë se antitrupat janë proteinat që trupi i bën për të luftuar infeksionin që ka marrë mijëra jetë njerëzish. /Telegrafi/

Më Shumë

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas rinumërimit...

Prizren: Arrestohet i dënuari me 2 vite burgim për shitblerje të drogës, dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar E.Q., pasi po kërkohej si i dënuar me 2 vjet burgim për shitblerje të narkotikëve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit