Sindikatat e Shëndetësisë paralajmërojnë grevë e masa radikale, Qeveria nuk po u përgjigjet kërkesave të tyre

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të enjten do të marrë vendim për të nisur grevën e mund të ketë edhe masa më radikale, nëse deri atëherë nuk marrin përgjigje nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se do të dërgojnë edhe njëherë kërkesë Qeverisë për t’i përfshirë në proces të hartimit të Projektligjit për Paga.

Syla tha se të enjten Këshilli Drejtues i FSSHK-së do të paralajmërojë grevën, nëse Qeveria vazhdon ta injorojë kërkesën e tyre.

“Para ditës së enjte ne do të dërgojmë edhe njëherë kërkesën Qeverisë së Kosovës, pasi të enjten e kemi mbledhjen e Këshillit Drejtues në nivel nacional edhe faktikisht e paralajmëron grevën, nëse Qeveria nuk reflekton”, tha Syla për Telegrafin.

Më Shumë

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Lajmet e Fundit