14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

S’ka paqe në Ballkan pa Kosovën në BE

Dëshmia e tij në Washington, para disa ditësh, u bë shkas që ai të jetë cak i sulmeve të disa politikanëve nga radhët e pozitës në Kosovë. Joseph DioGuardi e quajti ndërmarrje haraçi partinë e Hashim Thaçit dhe shkaktare e humbjes së shpresës së qytetarëve në Kosovë. Për këtë reagoi zëvendësi i Thaçit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Petrit Selimi.

Ky i fundit u kundërpërgjigj duke thënë se deklaratat e DioGuardit janë si ato të Vuçiqit, Gjuriqit e Jeremiqit. Gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, ish-kongresisti amerikan, i cili thotë me mburrje që ka gjak shqiptari, DioGuardi, pranon se është i zhgënjyer me të gjithë liderët politikë të shqiptarëve në Ballkan.

Pavarësisht se lobimin për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve e bën pa kurrfarë interesi financiar, DioGuardi thotë se një angazhim i tillë nuk vlerësohet nga politikanët si Hashim Thaçi. Gjatë kësaj interviste ai mes tjerash flet edhe për themelimin e Gjykatës Speciale, i kundërpërgjigjet akuzave ndaj tij të Petrit Selimit, etj.

Zëri: Cila ishte arsyeja e dëshmisë suaj që dhatë para disa ditësh në Washington dhe që akuzuat Hashim Thaçin?

DioGuardi: Unë flas me shqiptarët të cilët vijnë në Washington dhe më tregojnë se sa keq është në Kosovë, ku ka 60 për qind papunësi. Kjo është çmenduri. Nëse nuk keni një punë në Qeveri, atëherë nuk ka punë, as në bujqësi nuk ka asgjë…/Zëri/

Më Shumë

Fillon realizimi i projektit për restaurimin e shtegut drejt Kalasë së Prizrenit

Ka nisur shtrimi i shtegut drejt Kalasë së Prizrenit. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në zonën e nënkalasë, duke...

1828 gjoba dhe 15 ndalime në trafikun rrugor të rajonit të Prizrenit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, së bashku me stacionet policore në zonën e përgjegjësisë, kanë zbatuar me...

Lajmet e Fundit