11.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Kandidatët e Kushtetueses, bashkëpunëtorë të politikës

14 kandidatët, Emrush Kastrati, Rafet Haxhaj, Makifete Saliuka, Emine Mustafa, Hashim Çollaku, Ramadan Gashi, Veton Vula, Safet Hoxha, Selvete Gërxhaliu, Musa Dragusha, Imer Berisha, Gresa Cakaj- Nimani, Zef Prendrecaj dhe Remzije Istrefi – Peci, janë intervistuar në cilësinë e kandidatit për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Kandidatja Hava Ismajli, ishte tërhequr nga gara pa dhënë ndonjë arsye.

Të njëjtët janë vlerësuar më herët nga Komisioni për shqyrtimin e kandidatëve, por siç duket vlerësimi nuk ka qenë i duhur, pasi jo të gjithë i plotësojnë kushtet për të qenë në Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë (9) gjyqtarë, të cilët do të jenë juristë të shquar dhe personalitete me moralin më të lartë, jo me më pak se dhjetë (10) vjet përvojë profesionale përkatëse. Kualifikimet e tjera përkatëse rregullohen me ligj. Parimet e barazisë gjinore do të respektohen”, thuhet në nenin 114 të Kushtetutës, mbi përbërjen dhe mandatin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas një burimi të gazetës, pjesa më madhe e kandidatëve nuk do të duhej të kishin kaluar fare që në kohën kur është bërë shqyrtimi i kandidaturave nëse Komisioni do t’i referohej Kushtetutës, por ja që Komisioni është mbi Kushtetutën dhe Ligjin./Kosova Sot/

Më Shumë

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Me lot në sy, Kiara publikon foton e Luiz Ejllit duke mbajtur vajzën në krahë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito dje janë bërë prindër për herë të parë. Kiara ka ndarë me ndjekësit një foto të papublikuar më parë, direkt...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit