Skemat sociale, MF-ja fton pensionistët të lajmërohen për verifikim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë apo vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti (për personat me probleme shëndetësore) do të përfundojë me datë 12.08.2022.

Lajmi u bë ditur në një komunikatë për media nga MF-ja, raporton Paparaci.

MF-ja ftoi të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre.

“Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore”, thuhet në kumtesë.

Më Shumë

Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se afati për aplikim për 100 eurot që i shpërndau qeveria është i hapur edhe...

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit