5.5 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Skender Çoçaj zgjedhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Me 6 vota pro, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur gjykatësin Skender Çoçaj për kryesues të ri të saj.

Në garë për kryesues të KGJK-së ishte edhe kryesuesi i deritanishëm, Nehat Idrizi, i cili nga anëtarët e KGJK-së arriti të marrë vetëm 5 vota, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mandati i Çoçajt si kryesues i këtij Këshilli do të jetë deri në qershor 2021, kur edhe i përfundon mandati si anëtar i së njëjtit.

Në paraqitjen e vizionit dhe strategjisë për KGJK-në para anëtarëve të këtij Këshilli, Çoçaj ka thënë se është jetike pavarësia e gjykatave, duke thënë se do të angazhohet në ngritjen e transparencës në nivel më të lartë, me qëllim të promovimit të punës së tyre.

Tutje, Çoçaj deklaroi se do të angazhohet për të zvogëluar numrin e lëndëve në gjykata, duke i dhënë prioritet lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Objektivë tjetër Çoçaj tha se është bashkëpunimi ndërinstitucional vendor dhe ndërkombëtar, si dhe bashkëpunimi me shoqërinë civile.

Që nga 8 marsi 2016, KGJK kryesohet nga Nehat Idrizi, i cili atëkohë kishte pasuar Enver Pecin, tash kryetar i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.

Skender Çoçaj ishte zgjedhur si anëtar i KGJK-së nga gjyqësori në qershor të vitit 2016. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës,...

Lajmet e Fundit