22.4 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Skënderbeu: Nuk u dënuam kurrë për kurdisje

Skuadra korçare, Skënderbeu me anë të një komunikate ka insistuar se ata asnjëherë nuk janë dënuar nga UEFA për kurdisje të ndeshjeve.

Ta thonë se CAS ka dhënë vendimin e fundit dhe kjo punë tashmë ka mbaruar.

Reagimi skuadrës së Skënderbeut:

“Marrë shkas nga shkrimet e sotme ne media dëshirojme te reagojme dhe te bejme te qarte qe me vendimin e CAS ështe mbyllur historia e dënimit të klubit tone. Per klubin tone kjo histori eshte mbyllur perfundimisht.

Fillimisht deshirojme të rikujtojme edhe njehere se Klubi i futbollit “Skënderbeu” nuk u dënua kurrë për trukim por per shkak të dyshimeve u konsiderua i “papershtatshem” per te marre pjese ne kompeticionet europiane.Diçka të tillë e verteton dhe denimi një-vjecar i klubit. Legjislacioni i UEFA-s parashikon denim mbi 5 vjeçar kur faktohet trukimi i ndeshjeve.

Ai qe sot eshte konsideruar si raporti i UEFA-s mbi trukimet e ndeshjeve ku ka luajtur Skenderbeu nuk eshte asgje tjeter vecse dosja e Federbet, kompania e kontraktuar nga ana e UEFA per te ndertuar dosjen e akuzes.

Ai raport nuk eshte asgje tjeter vecse dosja e “prokurorit” te ceshtjes. Gjykata sportive ka dhene denimin per Skenderbeun, denim me pezullim per sezonin 2016-2017. Vendimi eshte shlyer dhe per momentin klubi i Skënderbeut eshte i pafajshem dhe ka miratimin e UEFA-s per te luajtur ne kompeticionet europiane per sezonin 2017-2018.

Dosja e akuzes jo detyrimisht mbart te verteta brenda saj. Asnje nga ato qe jane shkruar ne akuze nuk jane faktuar me deshmi ose prova konkrete nga komisionet perkatese te UEFA-s dhe diçka të tillë e vërteton denimi vetëm për një sezon.

Klubi i Skënderbeut informon tifozet se nuk ka asnje ceshtje gjyqesore te hapur dhe kjo mund te konfirmohet lehtesisht ne institucionet gjyqesore të UEFA-s.

Ky sulm mediatik ishte i pritshem nga klubi yne prej muajsh. Problemi i mediave është ecuaria pozitive e Skënderbeut. Por duhet te kuptohet se me keto sulme por demtohet jo vetem Skënderbeu por krejt futbolli Shqiptar i cili për hir të së vërtetës njeh një rritje të madhe dhe cilësore gjatë viteve të fundit”

Më Shumë

Violeta Manushi nuk u ankua kurrë. Nuk u mburr kurrë. Ndoshta ndaj dhe e donin të gjithë!

Violeta Manushi nuk u ankua kurrë. Nuk u mburr kurrë. Ndoshta ndaj dhe e donin të gjithë. Jo vetëm artdashësit, por gjithë kolegët. E...

Nderohen dëshmorët e kombit në Bllacë të Suharekës

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Suharekës ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë lapidarit të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në...

Lajmet e Fundit