11 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Sllapuzhani i Suharekës me shkollë të re

sllapuzhanNë fshatin Sllapuzhan të Suharekës, ka filluar ndërtimi i objektit të ri shkollor. Ky objekt financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Vlera e investimit është 466 mijë euro.

Ndërtimi i një objekti të ri shkollor në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Drejtorisë Komunale të Arsimit.

Drejtori i Arsimit në Suharekë, Sherif Berishës tha se shkolla në këtë fshat është njëra ndër objektet më të vjetra në komunë.

Ndërkaq, drejtori i shkollës “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan, paralele e të cilës është shkolla e Sllapuzhanit, Fidaim Grulaj, tha se me ndërtimin e objektit të ri shkollor nxënësit e Sllapuzhanit nuk do të udhëtojnë më deri në Peqan.

“Objekti i ri shkollor do të ketë 10 dhoma mësimi me tri objekte përcjellëse dhe do të kushtojë rreth 466 mijë euro, mjete këto të cilat i ka ndarë MASHT-i”, tha ai.

Punimet do t’i kryejë Kompania “Standard Plus” nga Banja e Malishevës. Përfaqësuesit e kësaj kompanie janë zotuar se në shtator të këtij viti do të përfundojnë ndërtimin e objektit të ri shkollor./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

Në emër të kamatës tentuan t’ia merrnin pronat me vlerë rreth 1 mln euro/ Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim ndaj të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj të E.K. dhe A.K. nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Fajdeja”. Sipas kërkesës...

Lajmet e Fundit