21.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Sllovenia përkrah Kosovën në proceset integruese

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës zyrtare në Slloveni, u prit me nderime të larta shtetërore nga kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar.

Pas takimeve, dy kryeministrat kanë marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes për bashkëpunim policor ndërmjet dy vendeve, që është nënshkruar nga ministrat e punëve të brendshme, Skender Hyseni dhe Vesna Gyorkos Znidar.

Më pas, dy kryeministrat kanë mbajtur një konferencë me gazetarë, ku kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Isa Mustafa ka folur për proceset në Kosovë dhe rajon.

Ai ka veçuar progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë reformat që po ndërmerren për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin, sundimin e ligjit si dhe reformat në arsim e në shëndetësi.

Duke folur për reformat ekonomike, kryeministri Mustafa ka vlerësuar lart rolin e investimeve nga jashtë, duke veçuar investimet sllovene dhe performancën e tyre në Kosovë.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa ka theksuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për të krijuar kushte për investimet e huaja.

Mustafa ka folur edhe për angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, duke shprehur besimin që sa më shpejt të nënshkruhet Marrëveshja për Stabilizim Asociim dhe heqja e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai ka falënderuar Slloveninë për përkrahjen që po i jep Kosovës, përfshirë edhe mbështetjen në proceset integruese evropiane.

Kryeministri Mustafa po ashtu ka vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, duke shprehur angazhimin për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve dhe shkëmbimeve ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Ndërkaq kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar, ka vlerësuar raportet e mira ndërmjet dy shteteve, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë sllovene për të thelluar bashkëpunimin në shumë fusha.

Kryeministri Cerar, po ashtu, ka vlerësuar progresin dhe reformat që po ndërmerren në Kosovë, duke ofruar përkrahjen e mëtutjeshme të Sllovenisë për Kosovën, përfshirë edhe mbështetjen e fuqishme në proceset integruese evropiane.

Më Shumë

Totaj: Nuk do të ketë befasi në Prizren, do të fitoj prapë

Shaqir Totaj, kryetari i Prizrenit dhe njëherësh kandidati i PDK-së për të parin e këtij qyteti në zgjedhjet lokale të tetorit, ka folur për...

Arkivi me 90,000 artikuj i këngëtarit legjendar hapet të shtunën

Nga kostumet vezulluese të ‘Ziggy Stardust’ dhe tekstet e këngëve të shkruara me dorë, te letrat dhe shënimet e fansave rreth një muzikali të...

Lajmet e Fundit