8.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Sneijder si Robben, holandezi lë “pensionin” dhe i rikthehet futbollit

Wesley Sneijder, mesfushori i njohur holandez, ka vendosur të largohet nga jeta si pensionist dhe i është rikthyer futbollit.

Siç raporton RTV Utrecht, 36-vjeçari ka filluar stërvitjen me klubin amator holandez, DHSC, që me datë 27 qershor.

Sneijder ka luajtur për disa nga skuadrat më të mëdha të Europës, si Ajax, Inter, Real Madrid e Galatasaray. 36 vjeçari është parë në stërvitje dhe duket në formë të mirë fizike, por nuk ka vendosur që të luajë për ndonjë klub profesionist.

Një zgjedhje deri diku e kuptueshme, pasi prej disa vitesh Sneijder kishte hequr dorë nga përgatitja fizike. Një tjetër holandez iu rikthye futbollit disa ditë më parë, me Arjen Robben që u rikthye te Groningen.

VIDEO/ Southampton “mbret” jashtë fushe, ndëshkohet Manchester ...

Më Shumë

Suhareka synon forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal me Fellbach dhe Meissen

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, ka pritur në një takim nënkryetaren e qytetit Fellbach dhe përfaqësues të qytetit Meissen, me të cilët...

Bashkimi blindon vendin e dytë

Bashkimi ka regjistruar një fitore të rëndësishme dhe bindëse në javën e 26-të të ProCredit Superligës, duke mposhtur Golden Eagle Ylli me rezultat 95:70,...

Lajmet e Fundit