Komuna e Prizrenit pranon donacion për COVID-19

Komuna e Prizrenit ka pranuar një donacion me maska dhe dorëza nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, transmeton PrizrenPress.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka.

“Gjatë takimit me përfaqësuesit e këtij misioni, Lino Sciarra dhe Abedin Lataj biseduam për gjendjen e krijuar në qytetin tonë si pasojë të pandemisë, të cilët i falënderova për këtë mbështetje me 40 pako me dorëza dhe 65 pako me maska, të cilët do të shfrytëzohen nga zyrtarët komunalë dhe zyrtarët e institucioneve publike”, ka shkruar Haskuka.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Postimi i plotë i Haskukës:

Në luftën kundër pandemisë Covid-19, Komuna e Prizrenit ka pranuar një donacion me maska dhe dorëza nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e këtij misioni, Lino Sciarra dhe Abedin Lataj biseduam për gjendjen e krijuar në qytetin tonë si pasojë të pandemisë, të cilët i falënderova për këtë mbështetje me 40 pako me dorëza dhe 65 pako me maska, të cilët do të shfrytëzohen nga zyrtarët komunalë dhe zyrtarët e institucioneve publike.

Me këtë rast i ftoj të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që sipas rekomandimeve të IKSHP-së dhe vendimit të ri të Qeverisë të mbajnë maska në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpive dhe banesave të tyre!

Mos të harrojmë se virusi është ende mes nesh! 

Të mbajmë maska!
T’i lajmë duart disa herë në ditë!
Të ruajmë distancën fizike! 

Image

 

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit