6.9 C
Prizren
E diel, 23 Shkurt, 2025

Sonte “Jeta në Kosovë” debaton për Kino Lumbardhin

Kino LumbardhiSonte nga ora 20:05, ndiqeni debatin për atë se çfarë po ndodhë me Kino “Lumbardhin” në Prizren. Cila është beteja që po zhvillohet për këtë objekt? Çfarë përplasje pati në mes zyrtarëve komunal të Prizrenit, atyre të Agjencisë Kosovare të Privatizimit e të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe të organizatave joqeveritare rreth Kino “Lumbardhi” në Prizren?

Çka po ndodh me këtë kinema dhe pse organizatat kulturore po kërkojnë që të ndalet privatizimi i saj? Çfarë thotë AKP-ja e komuna për gjendjen statusore dhe fizike të saj? Kush po menaxhon me këtë aset dhe çfarë thotë AKP-ja për pronësinë e saj?

Cila është beteja e Komunës së Prizrenit me AKP-në për ta marrë në pronësi Kino “Lumbardhin”? Kur e kishte nisur betejën shoqëria civile për ta shpëtuar privatizimin e “Lumbardhit”? A kanë plan konkret OJQ-të për ta menaxhuar këtë kino nëse AKP-ja ia jep në pronësi komunës? A do të kthehet në pronësi të qytetarëve apo do të ndërtohet ndonjë qendër tregtare apo parking në vendin e Kino “Lumbardhi”?

A do të privatizohet apo do të rrënohet ky objekt?

Për të diskutuar për këto tema, Muhamet Hajrullahu në debat ka ftuar:

Nexhat Elshani – kryesues i AKP-së, Prizren,

Ymer Berisha – Komuna e Prizrenit,

Arben Zharku – QKK,

Eroll Bilibani – DokuFest dhe

Hajrulla Çeku – “Ec Ma Ndryshe”.

Më Shumë

FUNDI I IDIOTËSISË EUROPIANE

Nga Ben Blushi Europa është duke kapur një rekord të panjohur në historinë moderne. Ajo rrezikon të ketë njëkohësisht kundër dy superfuqitë kryesore të botës,...

Reshje bore dhe ngrica, temperaturat bien në minus gradë

Mbi vendin tonë gjatë kësaj jave pritet mot relativisht i ftohtë, me mëngjese të shoqëruara nga ngrica dhe mjegull nëpër ultësira. Pjesëmarrësit në komunikacion këshillohen...

Eja në Prizren

Lajmet e Fundit