Parlamenti Studentor, përshëndet zgjedhjen e Ramë Vatajt rektor të UPZ-së

Nehat Gashi RDK ne PrizrenParlamenti Studentor ka përshëndet zgjedhjen e Ram Vatajt, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Kryetari i Parlamentit Studentor, Nehat Gashi tha se vendimi i Këshillit të Universitetit për zgjedhjen e Prof. Dr. Ramë Vataj, rektor i Universitetit, ishte i qëlluar.

“Konstatojmë se vendimi është mjaftë i qëlluar ngase Vataj besojmë se ka vlerat e duhura, bagazhin akademik dhe intelektual për ta zhvilluar Universitetin e Prizrenit”, tha Gashi.

“Studentët e UPZ-së i ofrojnë mbështetjen e plotë për t’u përballur me sfidat që ka UPZ e që janë akumuluar me vite”, tha Gashi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Lajmet e Fundit