Sot grevë njëditëshe në arsim, nga 13 prilli grevë e përgjithshme

Moszbatimi i një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) e ka shtyrë këtë sindikatë të thërrasë të hënën grevë njëditëshe në arsim.

Sipas Sindikatës, greva do të mbahet në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe në 5 universitete publike që janë pjesë e SBASHK-ut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo është hera e tretë brenda pak javësh që me kërkesë të kësaj sindikate në institucionet arsimore mbahen greva. Fillimisht më 14 shkurt ishte mbajtur grevë njëorëshe, kurse më 20 shkurt grevë dyorëshe.

SBASHK-u ka kërcënuar se nëse pas grevës njëditore nuk reflekton Qeveria për t’i realizuar kërkesat e tyre, më 13 prill do të futen në grevë të përgjithshme.

Sindikata po kërkon realizimin e marrëveshjes, të cilën e kanë nënshkruar vitin e kaluar me koalicionin PDK-AAK-Nisma. Pika kryesore e kësaj marrëveshjeje zbatimin e së cilës po e kërkon Sindikata është miratimi i Projektligjit për mësimdhënësit e viteve ‘90. Megjithatë, Qeveria për vitin 2018 nuk ka paraparë buxhet për këtë projektligj…

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit