11.1 C
Prizren
E hënë, 7 Tetor, 2024

Sot hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit

Sot, në Prishtinë do të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, ku të gjithë pasionantët e librit takohen në një vend.

Ceremonia e hapjes do të bëhet duke filluar nga ora 12:00, në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, sallë e cila sot shërben si hapësirë e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00. Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00.

Në këtë panair do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.

Përvjetorët që shënohen në Panairin e 23-të të librit janë:
– 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit
– 110-vjetori i lindjes së Petro Markos, dhe
– 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.

Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin:
– Kurorëzimi i veprimtarisë letrare të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, me botimin e kompletit shtatëvëllimësh të veprave letrare, të cilat përfshijnë shtatë dekada krijimtari, ekskluzivisht në Panairin e 23-të të Librit; me praninë e autorit.
– Botimi dhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.

Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë. /Klankosova.tv.

Më Shumë

74 aksidente trafiku brenda 24-orëve

4 aksidente trafiku janë regjistruar brenda 24-orëve në vend. 30 nga to janë me të lënduar, ndërsa 44 me dëme material. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Aktakuzë ndaj shtatë personave për kontrabandim me migrantë dhe armëmbajtje pa leje

Departamenti i Krimeve të Rënda e Prokurorisë Themelore të Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave. S.G, A.H, H.A, O.A, M.H, A.B dhe M.R, akuzohen...

Lajmet e Fundit