Sot heshtje zgjedhore, nesër shqiptarët ju drejtohen kutive të votimit

Mbyllet fushata elektorale. Sot, e shtuna është heshtje zgjedhore, pas mbylljes së fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare që mbahen këtë të diel në Shqipëri.

30 ditët e fushatës elektorale nga veriu në jug përfunduan, shkruan abcnews.al.

Nga mesnata e mbrëmshme dhe e shtuna është heshtje, nuk lejohet fushata dhe mesazhet politike nga partitë e kandidatët që garojnë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Fushata u mbyll me mitingjenë Vlorë nga socialistët dhe në Tiranë nga demokratët.

24 orët e fundit përpara se t’u drejtohen kutive do u shërbejë qytetarëve shqiptarë për të kristalizuar dhe vendosur se kë do të mbështesin me votë ditën e diel.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit