9.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Sot i jepet lamtumira e fundit pjesëtarit të UÇK-së, Uliks Bicurri

Këshilli organizativ i Brigadës “137 Gjakova”, sot ka organizuar mbledhja komemorative për bashkëluftëtarin e ndjerë Uliks Bicurri, i cili dje ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e kontaktit me rrymën.

Po ashtu, sot pasdite do të bëhen homazhe në foajen e pallatit të Kulturës.

I ndjeri, Uliks Bicurri ka qenë ish pjesëtarë i UÇK-së, dhe pjesëmarrës në betejën e Koshares. Pas mbarimit të luftës ai ishte angazhuar në TMK, për tu angazhuar në KEDS disa vite më vonë.

Ai pas vetes ka lënë bashkëshorten Valentinën, djalin Adolf dhe vajzën Orhidean.

Më Shumë

Malisheva rikthehet te fitoret, “shokon” Llapin

Malisheva shënoi një fitore të merituar në shtëpi, duke mposhtur Llapin 2-0. Golat u shënuan nga Donart Vitija (‘52) dhe Mevlan Zeka (‘69), me asistim...

Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së Komandant Malishevës

Nesër, më 27 mars 2026, në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e...

Lajmet e Fundit