20.1 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Sot mbahet gara “Gjuhëtari i ri”

Shoqata e Gjuhës Shqipe e Kosovës, ka njoftuar se sot do të zhvillojë garën e konkursit të kulturës së gjuhës “Gjuhëtari i ri” 2015 në nivel kombëtar.

Sipas komunikatës së shoqatës, gara është organizuar duke pasur parasysh gjendjen e palakmueshme për sa i përket zotërimit të shqipes standarde në të gjitha nivelet e arsimit dhe në përdorimin publik, kjo dhe për shkak të një rënieje të pashpjegueshme të interesit dhe interesimit për të mësuar shqipen standarde.

Gara deri më tani është zhvilluar në shkallë shkolle, në nivel komunal dhe tani në nivel kombëtar.

Fituesi do të shpallet sot, ndërsa çmimin e parë do ta ndajë Arsim Bajrami, Ministri i Arsimit.

Më Shumë

Martohet djali i heroit të Kosovës, Fetah Gega

Në një atmosferë festive dhe familjare, është kurorëzuar sonte martesa e djalit të heroit të Kosovës, Fetah Gega. Me këtë rast, urime publike ka përcjellë...

Në 37-vjetorin e rënies heroike, përkujtohet profesori Xhemajli Berisha në Prizren

Sot janë shënuar 37 vjet nga rënia heroike në altarin e lirisë e profesorit Xhemajli Berisha. Me këtë rast, në varrezat e lagjes Arbanë...

Lajmet e Fundit