Sot moti me shi e borë, mund të ketë sërish vërshime

Për sot parashikohet të ketë reshje shiu e bore që nga orët e para të 24-orëshit, të cilat lokalisht do të jenë intensive.

Më pas do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, përderisa reshjet lokale do të mbesin të pranishme, kryesisht në formë të shiut.

Vërshimet janë të mundshme, sidomos në ato zona të prekura tashmë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C. /MeteoKosova

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit