3.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Sot në Prizren mbahet festivali “Fluturat 2017”

Festivali i këngës për fëmijë “Fluturat 2017”, mbahet sonte nga ora 19 e 30 në kopshtin e Kinema Lumbardhit në Prizren, me ç’rast  19 fëmijë do ta shpërfaqin talentin e tyre.

Organizatori i Festivalit studio Helix, njofton se edhe përkundër kohës së shkurtër  që e kanë pasur në dispozicion  janë bërë të gjitha përgatitjet. Janë përzgjedhur 19 këngë me vlera të mirëfillta që i përshtaten karakterit të festivalit.

“Për shkak të anulimit dy herë të tenderit dhe kohës shumë të shkurtër në dispozicion për organizimin e festivalit kemi bërë të pamundurën që edicioni i sivjetmë të jetë cilësor si për nga këngët që do të paraqiten, ashtu edhe në aspektin teknik të organizimit të festivalit” tha Istref Krasniqi drejtor i studio Helixit.

 

Në skenen ë përgatitur enkas për festivalin Fluturat 2017 do të paraqiten: Ardena Gjonbalaj me këngën “Jam një Zanë nga Plava e Gucia”; Sara dhe Isak Krasniqi me këngën “Faliminderit që na sollet lirinë”; Kada Hodaj me këngën “Balerinë”,  Ela Kazaz me këngën “Yeni Yel”, Natyra Vorfaj me këngën “Nëna ime”; Ardian Miftaraj dhe Argita Zaka me këngën “Shoku dhe shoqja Këndojnë”; Jasmina Dervishi me këngën “Preke dhimbjen”; Blenis Vorfaj me këngën “Un i dua kerret”;  Mario Zaja me këngën “Duet me dallëndyshen”; Hyrije Begaj me këngën “Princeshat”; Lorent Qerimi me këngën “Bota ime”; Kejxhi Bilalaj me këngën “Elefanti në qytet”; Emi Bakia me këngën “Kush e hëngri mjaltin”; Risa dhe Sara Ramadani me këngën “Manekenet”;  Flutura Osmani me këngën “Udhëtimi” ; Ester dhe Gjina Kraki me këngën “Dy motrat këndojnë”; Anjeza Sejdia me këngën “Sikur të flasin dhe ata”; Nikol Ndoi me këngën “Ngriva shkriva”; Hira Bajraktari me këngën “Familje sikur na”.

Drejtori i Festivalit Istref Krasniqi njofton de për tri vendet e para të jurisë do të ndahen këto çmime: Për vendin e parë 500 euro dhe Flutura e argjendtë, për vendin e dytë 300 Euro dhe për vendin e tretë 200 Euro.

Do të ndahen edhe çmimet: debutuesi më i mirë, dueti më i mirë, paraqitja më e mirë skenike dhe çmimi i Studio Helix-it.

 

Më Shumë

QRTK në Prizren uron besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve, duke përcjellë një mesazh...

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Delirium

Lajmet e Fundit