14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Sot një vit Ronaldo e Messi kishin përballjen e fundit

Sot (e marte) janë bërë një vit, kur për herë të fundit janë përballur dy fituesit më të shumtë të Topit të Artë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Bëhet fjalë për ndeshjen e fundit të grupeve në Ligën e Kampionëve të edicionit të kaluar, ku Juventusi i Ronaldo-s arriti të fitonte me rezultat 0:3 në udhëtim te Barcelona e Messi-t.

Në atë ndeshje doli të triumfonte edhe Ronaldo përballë Messi-t, pasi që portugezi shënoi dy gola dhe kishte një paraqitje shumë të mirë.

Mirëpo, në të dyja rastet Ronaldo shënoi nga penalltia, një në minutën e 13-të, ndërsa tjetrin në të 52-tën, kurse golin tjetër e realizoi McKennie.

Si Barça ashtu edhe Juve arritën të kualifikoheshin tutje nga faza e grupeve, ku të dyja grumbulluan nga 15 pikë, me italianët që u pozicionuan në vendin e parë për shkak të ndeshjes më të mirë direkte ndaj spanjollëve.

Vlen të ceket, se menjëherë në fazën e 1/8-ve të finales, dyja skuadrat u eliminuan, ku Barcelonën e mposhti PSG-sa, ndërsa Juventusin e mundi Porto.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e fundit në të cilën u ballafaquan dy rivalët e dekadës së fundit në futboll, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga GUXO, kundërshton sulmet ndaj Osmanit

Deputeti Haxhi Avdyli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në partinë Partia Guxo, duke reaguar ndaj asaj që e cilësoi si...

Rikthehet Superliga, kryederbi luhet në Suharekë

uperliga e Kosovës në futboll, rikthehet sot dhe nesër me ndeshjet e xhiros së 24-të, ku pritet të zhvillohen disa përballje interesante në garën...

Lajmet e Fundit