Sot përkujtohet komandat ‘Drini’

Në Prizren shënohet sot 15 vjetori i vrasjes së Ekrem Rexhës-‘Drinit’.

Këshilli Organizativ ka njoftuar se fillimisht në ora 10:00 do të vizitohet varri i ‘Drinit’ në Landovicë, ndërsa në 11:30 do të mbahet akademia përkujtimore në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha”.

Ekrem Rexha, komandant ‘Drini’, u vra në vitin 2OOO në Prizren në një atentat, autorët e të cilit deri më sot nuk janë zbuluar, megjithë faktin se u zhvillua edhe një proces gjyqësor, por pa rezultate.

Pas përfundimit të luftës, komandant Drini zhveshi uniformën ushtarake, punoi në Departamentin e sigurisë pranë Kuvendit Komunal në Prizren./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit