0.7 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Sot pritet të zgjedhet rektori i UP-së

UP-rektoratiKëshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtinës”, pritet që sot të vendos për postin e parë të këtij institucioni.

Pesë kandidatët që i kanë hyrë garës për rektorin e UP-së, janë Ramadan Zejnullahu, Behxhet Mustafa, Adem Nura, Anton Berishaj dhe Isuf Musliu.

Rektori që do të zgjidhet me këtë konkurs do të ketë mandat dyvjeçar për periudhën e mbetur të mandatit paraprak, përkatësisht deri më 30 shtator të vitit 2016.

Universiteti i Prishtinës deri në fillim të këtij viti u udhëheq nga Ibrahim Gashi, i cili dha dorëheqje, ndërsa që nga muaji prill Këshilli Drejtues pati zgjedhur profesor Anton Berishajn, si ushtrues detyre.

Rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni prej pesë anëtarëve, të cilin komision e formon Senati.

Këshilli Drejtues ka të drejtë ta refuzojë listën e kandidatëve të propozuar nga komisioni duke e arsyetuar atë.

Rektori i UP-së zgjidhet me shumicën absolute (shumicën e anëtarëve të përgjithshëm) në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.

Në rast se asnjë kandidat nuk fiton këtë shumicë në radhën e parë të votimit, atëherë dy kandidatët me numrin më të madh të votave kualifikohen në votimin e dytë.

Nëse asnjëri nga dy kandidatët nuk fiton shumicën absolute tri herë radhazi, procedura e zgjedhjes së rektorit përsëritet nga fillimi, siç është paraparë në Statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ndryshe, më 22 gusht është mbyllur edhe konkursi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtinës”.

Më Shumë

Pensionohet legjenda e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, është pensionuar zyrtarisht nga skena artistike. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi emocional të...

Shaqir Totaj bën sot betimin për mandatin e dytë si kryetar i Prizrenit

Shaqir Totaj pritet të bëjë sot betimin për marrjen e mandatit të dytë në krye të Komunës së Prizrenit. Ceremonia do të zhvillohet gjatë seancës...

Lajmet e Fundit