33.6 C
Prizren
E hënë, 21 Korrik, 2025

Sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

Në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare, sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi arsimore dhe kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar, pasi deri në atë kohë mësimet mbaheshin në shtëpi private dhe në mënyrë të fshehtë. Kjo shkollë qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, e të tjerë.

Objekti i shkollës në Korçë është një nga pikat më të vizituara në Shqipëri.

Për nder të kësaj ditë, sot në Kosovë mbahen aktivitete të shumta, të organizuara nga Ministria e Arsimit, SBASHK-u, komunat, shkollat dhe institucione tjera.

Më Shumë

Gjendet në Prishtinë vajza 15-vjeçare që ishte zhdukur nga Prizreni

E mitur L.H., e cila ishte raportuar si e zhdukur nga familja e saj në Prizren më 17 korrik, është gjetur sot në Prishtinë. Burime...

Vërmicë: Arrestohet shtetasi serb, dyshohet se i ofroi policisë kufitare 5 euro

Është arrestuar një shtetas i Serbisë, pasi dyshohet se i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë  i kishte prezantuar policisë dokumentet e tij,...

Lajmet e Fundit