20.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Rrënohet një objekt pa leje në Prizren

Një objekt i ndërtuar pa leje është rrënuar në rrugën “Edith Durham” Prizren.

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, se pronari i objektit ka pasur ka pasur marrëveshje me zyrtarët e Komunës për vetë rrënim të objektit pa leje, mirëpo për shkak të mosrespektimit të afateve, ndërhyrja ka qenë e domosdoshme.

“Drejtoria e Inspektoratit sot ka ndërhyrë duke rrënuar një objekt pa leje në rrugën “Edith Durham”.”

“ Paraprakisht, pronari i këtij objekti ka pasur marrëveshje me zyrtarët e Komunës për vetë rrënim të objektit pa leje, mirëpo për shkak të mosrespektimit të afateve, ndërhyrja ka qenë e domosdoshme”.

“Duhet të bëjmë çmos që raste të tilla të mos përsëriten”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lejson Zeqiri i Bashkimit shpallet MVP i publikut

Lejson Zeqiri, basketbollist i Bashkimit, është shpallur MVP i publikut nga ndjekësit e rrjeteve sociale të FBK-së, pas paraqitjes së tij ndaj Borës. Zeqiri realizoi...

“Kur Hasi Jehon, jehon Shqiptaria” – Osmani vlerëson festivalin në Gjonaj

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e këtij viti të festivalit "Hasi Jehon", i cili po mbahet në Gjonaj të...

Lajmet e Fundit