3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Sot zhvillohet finalja e Superkupës së Anglisë

Finalja e Superkupës së Anglisë për vitin 2021 do të zhvillohet sot në stadiumin mitik Wembley.

Fituesi i Premierligës, Man City, dhe fituesi i Kupës FA të sezonit të kaluar, Liecester, do të takohen sot në finalen e Superkupës së Anglisë, e njohur ndryshe si “Community Shield”, duke filluar nga ora 18:15 në Wembley.

Man City u shpallën kampion të Premierligës për sezonin 2020-21 duke u renditur e para me së paku 12 pikë pastër nga përcjellësi i dytë, kurse Leicester triumfuan në finalen e Kupës FA duke e mposhtur Chelsean me rezultat të ngushtë 1-0 në Wembley, transmeton lajmi.net

Kampionët e ligës “Citizens” kanë fituar 6 herë trofeun e Superkupës në histori të tyre, kurse Leicester vetëm një herë, kur e kishin bërë në sezonin 1971.

Sidoqoftë, “mbretërit” e këtij kompeticioni janë Manchester United të cilën e kanë fituar trofeun plot 21 herë. Pas Man United, e dyta renditet skuadra e Arsenal që e ka fituar trofeun 16 herë, kurse e treta renditet Liverpool duke triumfuar 15 herë.

Më Shumë

Bashkimi fiton bindshëm në Tiranë

Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Tiranës me rezultat 72:50, në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” në kuadër të Ligës...

Ferizaj fiton me përmbysje në Malishevë

Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të. Ndërkaq,...

Lajmet e Fundit