Spitali i Prizrenit, 3 pacientë po trajtohen me COVID -19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se trajtim mjekësorë aktualisht janë duke marr 111 pacientë të gjithë të pozitiv me COVID-19.

Përveç këtyre edhe 30 pacientë të tjerë janë, të hospitalizuar e të cilët janë post COVID-19.

“111 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 30 post-Covid-19 janë të shtrirë  për trajtim mjekësor në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës”, bënë të ditur ShSKUK.

Prej këtyre pacientëve 49 janë në oksigjeno terapi, kurse në Mjekim Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë.

“Me oksigjeno-terapi janë 49 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë të shtrirë 4 pacientë”.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 40 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë, Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 18 pacientë.

Spitali i Gjakovës, 12 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Prizrenit, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 11 pacientë, Spitali i Ferizajt, 4 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 6 pacientë. /

Më Shumë

Tërheqja e 17 milionë eurove po dëmton shërbimet shëndetësore në Prizren

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren, ofron shërbime shëndetësore për qindra banorë të kësaj komune në zonat urbane dhe rurale. Sipas statistikave të marra...

Liria përkujton Përparim Thaçin: “Emri yt nuk harrohet kurrë”

Liria ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaqi, në përvjetorin e rënies së tij heroike, me një mesazh nderimi dhe...

Lajmet e Fundit